Veza kap çmimin stratosferik, nuk do ta besoni sa kushton sot një kokërr

Kriza e përgjithshme e ushqimeve për shkak të luftës në Ukrainë, ka prekur edhe vezën, e cila edhe pse në vendin tonë së fundmi gripi i shpendëve ka rritur frikën e konsumit të tyre, çmimi i një kokrre vezë ka arritur vlerën 44 lekë.

Pak ditë më parë një kokërr vezë blihej me gjysmën e çmimit. Sot veza e paketuar e cilësisë së parë kushton 30 deri 44 lekë në Tiranë.

Për familjet e varfra në vend, rritja e çmimeve është fundosëse, ndësa pensionistët tanimë e konsiderojnë vezën luks.

Ekspertët thonë se si pasojë e ngordhjes së mijëra pulave në Durrës dhe jo vetëm, çmimi i vezëve është shtrenjtuar 7 herë në 13 ditë.


Shtuar 24.03.2022 10:52