Për herë të parë, banorët e një pallati do të kenë të drejtë të instalojnë panele diellore për prodhimin e energjisë për nevoja autokosumatore.
Projektligji “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burime të rinpovueshme, që ka mbërritur në Kuvend, ka përshirë konceptin e “Vetëprodhuesit të burimeve të rinovueshme me veprim të përbashkët”, që është një grup prej të paktën dy vetëprodhuesish të burimeve të rinovueshme që veprojnë së bashku, të cilët ndodhen në të njëjtën ndërtesë ose bllok me shumë apartamente.
Sipas dokumentit, ata do të kenë të të drejtë të angazhohen bashkërisht si vetëprodhues të energjisë së rinovueshme dhe u lejohet të organizojnë ndarjen e energjisë që prodhohet në ndërtesën e tyre, duke respektuar tarifat e rrjetit dhe tarifa të tjera përkatëse, taksat dhe tatimet e aplikueshme për çdo vetëprodhues të energjisë së rinovueshme.
Ndërkaq, ekspertët shpjegojnë edhe funksionimin teknik të kësaj skeme, duke theksuar se ndarja në matës për secilin prej familjeve është e mundshme. Diskutimet e projektligjit në komisionet parlamentare pritet të nisin gjatë këtij muaji.