Një 87 vjeçar është vetëplagosur mbrëmjen e sotme në Tropojë. Dyshohet se i moshuari A.M ka plagosur veten me një armë të tipit ‘pistoletë’ e cila është sekuestruar menjëherë nga polcicia për të bërë hetimet e nevojshme.
Ndërkohë i moshuari po merr trajtimin shëndetësor në siptalin e Tropojës.
Njoftimi i Plotë
Tropojë/ Informacion paraprak.
Sot, rreth orës 19:40, në fshatin Lllugaj, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, tip pistoletë, shtetasi A. M., 87 vjeç, i cili është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës.
Në vendin e ngjarjes, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur 87-vjeçari.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.