“Vetëm të bashkuar fitojmë”, Berisha zbulon takimin e radhës me demokratët

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka bërë të ditur qytetin e radhës se ku do të mbahet takimi me demokratët.

Berisha tha se takimi i radhës do të mbahet ditën e nesërme në qytetin e Durrësit, në orën 18:00, në Pallatin e Kulturës Aleksandër Mojsiu.

Sipas Berishës foltorja do të mbahet në kuadër të një partie më të fortë e më të bashkuar.

Kujtojmë se ky është qyteti i katërt që ish-kryeministri mban takimet e tij, pas Tiranës, Fierit e Vlorës.

Njoftimi i Berishës:

Njoftim!

Diten e merkure me daten 29 shtator ne ora 18:00 ne sallen e Pallatit te Kultures Aleksander Moisiu  ne Durres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe  demokratët e Durresit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb/albeu.com