Në Krujë, disa ditë më parë janë helmuar me ujë të pijshëm rreth 600 qytetarë. Këta të fundit kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, pasi kanë pasur shimbje barku dhe koke.
Sipas ISHP-së në Krujë uji ishte kontaminuar me dy baktere, gjë që solli helimin e banorëve të zonë.
Ndërsa situata është normalizuae, për banorët problem mbetet furnizimi me ujë, që është ndërprerë prej ditësh. Mbrëmjen e djeshme ka ardhur uji vetëm një orë, nga ora 20:00-21:00.
Kjo ka bërë që krutanët të revoltohen. Ata janë shprehur se një orë furnizim me ujë nuk ju mjafton për të kryer nevojat e tyre dhe punët./albeu.com