Vetëm 27 vjeç, identifikohet viktima që u gjet i mbytur në Lezhë

Policia e Lezhës ka mundur të zbardhë identitetin e personit, që u gjet pasditen e sotme i mbytur në plazhin e Tales në Lezhë.

Mësohet se viktima është Paulin Rrasa, 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Pas identifikimit, grupi hetimor ka nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:  

Në vijim të informacionit paraprak ju bëj me dije se u identifikua shtetasi që është mbytur në plazhin e Tales dhe është Paulin Rrasa, 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë.


Shtuar 30.07.2021 22:33