Vetëm 12 vjeç, Kroacia shënon viktimën më të re nga COVID-19

Një 12 vjeçare kroate ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus. E mitura, është kështu viktima më e re e COVID-19 në Kroaci.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në shtetin kroat kanë humbur jetën 12 persona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë vajza kishte probleme me zemrën. “Sapo kemi marrë informacione se fëmija vdiq nga koronavirusi dhe se ishte një sëmundje e rëndë kardiake dhe nuk kemi ende të dhëna të tjera”, ka deklaruar drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Krunoslav Capak.

Shtuar 18.03.2021 12:03