Mësuesit po refuzojnë në masë vaksinën, Bino: Nuk ka problem, edhe unë pata pak temperaturë

Një nga anëtaret  eKomitetit Teknik të Ekspertëve, Silva Bino ka qenë sot bashkë me Kryeministrin Edi Rama në Shkodër, ku ka nisur procesi i vaksinimit.

Situatës së vështirë, ku shumë mësues po refuzojnë në mënyrë kategorike bërjen e vaksinës, Bino I ka ofruar siguri me rastin e saj personal, pasi sipas saj deri tani nuk ka asnjë problem.

“Do kesh pak temperaturë. Edhe unë kam pasur problem pas Pfizerit. Nuk ka asnjë problem. Nuk kemi parë asnjë problem në vendin tonë”, u shpreh Bino.

Ndërkohë edhe kryeministri ka mbajtur fjalwn e tij nga Shkodra, duke dhënë lajmin se shumë shpejt do të vijë një sasi e konsiderueshme vaksinash anti-Covid.

Sipas Ramës, me ardhjen e kësaj sasie vaksinash do të nisë vaksinimi te moshat mbi 60 vjeç, për t’u vijuar edhe me ata nën këtë moshë.


Shtuar 18.03.2021 12:23