Vetëhelmimi i 41-vjeҫares në Durrës, bashkëshorti del sot në gjyq, akuzat që rëndojnë mbi të

Ditën e sotme, pritet të dalë para gjykatës së Durrësit, Xhemal Loka, i cili u arrestua me akuzën pasi dyshohet se ka nxitur bashkëshorten e tij të kryente vetëvrasje, duke pirë fotoksinë.

Ngjarja e rëndë u shënua më 2 Janar, por u bë publike më 5 janar 2024.

Bashkëshorti pretendonte se 41-vjeçarja kishte vrarë veten, si pasojë e një denigrimi që po i bëhej figurës së saj në TikTok, por dëshmia e fëmijëve çoi në një pistë tjetër hetimi.

Më 6 Janar, blutë e Durrësit arrestuan bashkëshortin, Xhemal Loka, për të cilin fëmijët e 41-vjeçares i rrëfyen policisë se kishte tentuar ta vriste, pasi ishte kthyer nga Greqia, vend ku punonte në mënyrë sezonale.

Policia ka dyshime të forta se ishte vetë Loka, i cili e çoi deri në vetëflijim bashkëshorten, nënë e 4 fëmijëve.

I pyetur pas arrestimit ai kategorikisht nuk pranon të ketë lidhje më ngjarjen.

Ndaj 45-vjeçarit rëndojnë akuzat e shkaktimit të vetëvrasjes dhe armëmbajtje pa leje, pasi iu gjet në shtëpi një automatik me dhjetëra fishekë.

Gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, Paulin Çera, do të bëjë vlerësësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.


Shtuar 8.01.2024 10:56