Ish-kryeministri Sali Berisha sot u rikthye në politikën shqiptare duke ardhur në Kuvendin Kombëtar në “Air Albania” me 4934 delegatë mbështetës.
Me këtë shifër e cila kalon atë të publikuar para Kuvendit ku u dorëzuan 4200 firma, Berisha dhe Kuvendi miratoi në parim statutin I cili çon PD në zgjedhje të reja. Por pavarësisht se mblodhi me sukses Kuvendin, Berisha ka habitur me vendimin e tij për të mos votuar asnjë nga vendimet e statutit të ri në Partinë Demokratike.
Rikujtojmë se në Kuvend, u kaluan për miratim statuti i ri i partisë, shkarkimi i 4 nënkryetarëve si edhe u kalua për votim të fshehtë shkarkimi i kreut të PD, Lulzim Basha.
Sipas statutit të miratuar në parim, Partia Demokrati shkon në zgjedhje të reja në 22 mars ndërkohë më 18 dhjetor nis referendumi për shkarkimin e Bashës në të gjithë Shqipërinë. /albeu.com/