Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
U arrestuan në flagrancë S. D., 39 vjeç dhe Sh. P., 37 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 4 Kavajë, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. Xh., 49 vjeç, V. D., 42 vjeç dhe G. K., 52 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
O. S., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Më datë 06.07.2021, shtetasja B. M., 40 vjeçe, ka kallëzuar se i kanë vjedhur portofolin me një shumë parash dhe kartën e identitetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Më datë 06.07.2021, në rrugën “Taulantia”, në derën e jashtme të banesës së shtetasit O. T., 47 vjeç, dyshohet se kanë hedhur lëndë djegëse. Si pasojë ka marrë flakë dera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.