Komisioni i Venecias është shprehur pro shtyrjes së afateve të komisioneve të Vettingut në Shqipëri.
Bëhet fjalë përkatësisht për komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Abcnews.al ka siguruar opinionin që “Venecia” i ka kthyer Kuvendit të Shqipërisë që kërkoi mendimin mbi zgjatjen e afateve.
“Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane” thuhet në raport.
Mandatet e komisioneve përfundojnë në 17 qershor 2022.
Pro zgjatjes së afateve për të përfunduar edhe pjesën e mbetur të magjistratëve është jo vetëm “Venecia”, por edhe vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, SHBA dhe BE.
Por që të finalizohet duhet që me PS-në në Kuvend të bashkojë votat edhe PD. Tashmë që “Venecia” ktheu përgjigje, “topi” mbetet në selinë blu./albeu.com/