Pak minuta nga nisja e protestës së thirrur nga Sali Berisha, muri lidhës i parlamentit dhe Partisë Demokratike është rrethuar me tela me gjemba.
Kjo për të shmangur kapërcimin e protestuesve nga ana Kuvendit për t’u futur në selinë blu.
Nga ana tjetër forca të shumta policie qëndrojnë pranë zonës për të ruajtur rendin, ndërsa forca policie janë vendosur edhe te kryeministria dhe Ministria e Brendshme në rast të ndryshimit të skenarit të kësaj proteste.