Hapet pika kufitare e Qafë Botës

Pika kufitare e Qafë-Botës do të hapet duke nisur nga dita e hënë. Dogana do të funksionojë nga ora 8:00-16:00 dhe do lejohen 250 persona në ditë.

Lajmin e kanë  konfirmuar guvernatori i Periferisë së Epirit, Alekos Kahrimanis dhe zv/ministri i Mbrojtjes Civile, Lefteris Ikonomu, të cilët kanë pranuar kërkesën e banorëve të Thesprotisë dhe minoritarëve grekë të Shqipërisë.

Kjo pikë kufitare ka qëndruar e mbyllur prej më shumë se një vit për shkak të pandemisë.


Shtuar 3.06.2021 13:00