Vendimi i Apelit për të lënë në burg Llallën, reagon ambasadorja Kim

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në burg ish-kryeprokurorin Adritaik Llalla pavarësisht arsyetimit të avokatit se ai është në gjendje jo të mirë shëndetësore, ka reguar ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se, është mirë të shihet se drejtësia po vepron kundër zyrtarëve të korruptuar.

Të lidhura

None found

“Është mirë të shihet drejtësia e vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve,  pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm, të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim.

Kujtojmë se Llalla është dënuar me 2 vite burg, për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

GJKKO përveç dënimit me burg, ka vendosur që Llallës t’i hiqet për 5 vjet e drejta për të ushtruar funksione publike./albeu.com


Shtuar 22.09.2021 18:03