Vëllai vrau motrën, policia zbulon detajet nga ngjarja e rëndë në Shkodër

Detaje të reja janë zbuluar per ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër.

Uniformat blu bëjnë me dije se vëllai ka vrarë të motrën e tij me armë zjarri.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se është vrarë me armë zjarri  nga vellai i saj shtetasi  F. V., 55  vjeç, i cili është shoqëruar  në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes


Shtuar 6.06.2021 23:35