Një person i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Fierit pasi dyshohet se ka plagosur vëllanë e tij.
Sipas informacioneve nga Policia, shtetasi me iniciale A.M. pas një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin B. M i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtje.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. M., banues në Peshtan Bregas, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 21.10.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”. Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin B. M i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtje”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/