Ditën e djeshme në Ferizaj të Kosovës, Dardan Krivaqa ka vrarë gruan e tij, 18-vjeçaren Marigonë Osmani, me të cilën kishte dy muaj që ishte martuar.
Policia ka bërë të mundur kapjen e Krivaqës. Pas arrestimit të tij, ka reaguar vëllai i autorit, i cili ka thënë se përherë ju ishte sjellë probleme në familje dhe se kurrë nuk i dëgjonte këshillat e tyre.
Ai, përmes një postimi në Facebook, kërkon që i vëllai të marrë dënimin e merituar.
Postimi i vëllait të Dardan Krivaqa:
Prinder, Miq, Farefis dhe Qytetar te Ferizajit:
Pranonin ngushëllimet me të sinqerta që burojn thelle nga shpirti im, me shpresë dhe ndihmen e Allahut ta perballojm ket TRAGJEDI.
Ky Krim Makaber qe e beri “vella im” na la pa asnjë fjal të gjitheve. Vertet jemi të Traumatizuar dhe te prekur, e mbi te gjitha ai më Krimin e bëri, Njollosi dhe Lendoi tër Familjen tone.
Gjate tër jetes na ka sjelle Probleme dhe Telashe të pa parapara, por asnjeher nuk na ka degju dhe perfille keshillat tona.
Une si vella i Madhe jam perkujdesur per Familje qysh ne mosh shume te re nga se heret kame mbet pa Baba, por jame mundu qe “vellaun” ta kshilloj dhe Ndihmoj, por ai asnjeher nuk ka ndegjua askend.
Me rastim e Kapjes dhe Arrestimit te tije nga Policia e Kosoves, si dhe ndihmesis qe bene Qytetaret, Une i pergezoj dhe shpresoj se Ligji do t’ja shqiptoj Denimin Meritor, si dhe shpresoj qe ky Krim Makaber do te Mobilizon te gjithe Neve per te i evitu Krimet, dhe te luftojm per Mireqenien e Femijeve tane.
Ne veqanti edhe njiher i shprehi ngushellime Familjes Osmani. Zoti ju dhasht force dhe gajret.