Vëllai dhe nipi i kryebashkiakut të Poliçanit godasin me sende të forta anëtarin e LSI-së

Anëtari i LSI-së Poliçan, Luan Tare Pitikoja dyshohet se është rrahur brutalisht mbrëmjen e sotme.

Ai ka qenë duke hyrë në pallatin e tij kur është goditur me sende të forta në kokë e trup nga nipi dhe vëllai i kryetarit të bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj dhe 5 persona të tjerë shkruan BW.

Tare ndodhet në Qendrën Shëndetësore ‘Pëllumb Dollani’ në Poliçan, ku po merr mjekim dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.

Tare ka deklaruar se është kërcënuar vazhdimisht gjatë 2 muajve të fundit nga anëtaret e PS Poliçan për të hequr dorë nga LSI.

Shtuar 21.04.2021 22:05

Tags: ,