Rama i shmanget pyetjes për Pjerin Xhuvanin: Nuk flas për të vdekurin

Kryeministri Edi Rama nuk i është përgjigjur pyetjes nëse Pjerin Xhuvani i cili u vra sot në Elbasan, ka qenë pjesë e PS-së.

Mes të tjerash ai dënoi deklaratat e Gazmend Bardhit, drejtuesit politik të PD-së, që fajësoi Taulant Ballën.

“S’dua të flas për një njeri që ka ndërruar jetë. Një njeri që ndërron jetë në momentin që sapo ka ndërruar jetë, do respektuar si një jete e humbur. Familja e tij duhet respektuar. Të gjitha këto janë pjesë e të njëjtës gjë. Kjo është Shqipëria që kërkon që të kthehet pas. Shqipëria e këtyre. Makrabitet i kësaj deklarate qëndron në faktin se u vra një njeri. Si mund të justifikohet vrasja e një njeriu duke dhënë karakteristika të caktuara për viktimën. Edhe sikur të jenë të vërteta, kjo justifikon vrasjen e një njeriu? Dmth që Taulant Balla qenka fajtori se pse një badygard, një truprojë i një grupi ish-oficerësh policie, të ushtrojë terror në Elbasan. Kjo ngjarje është se rreziku i kthimit pas është real, mos ta marrim si retorikë. Në makinat që ndjekin pas Bashën, janë të gjithë ata që pas xhamave të zinj presin për të marrë privilegjet e tyre të hu bura.

Në makinën e Lulzim Bashës, jo të tijën por të autokolonës, janë ata që duan të hapin bingot, Janë marrëveshje të bëra. Duan të hapin bingot në të gjithë Shqipërinë. Duan që të marrin drejtimin e policisë, të taksave, e doganave dhe t’ju venë të gjithë sipërmarrëseve dhe t’ju vënë atë pullën. Kjo është reale. Këtë kanë bërë. Se kanë pasur shansin një herë, por shumë herë.”, tha Rama.

Balla: A ka qenë viktima me PS? Nuk iu përgjigjet pyetjes

 

 

Rama: Ça ndryshon kjo? Është vrarë një person i cili ka qenë …
Balla: Kjo nuk ndryshon asgjë….

Rama: Po ça ndryshon? Mua më duket vetja i vogël. Ja vlen të them unë që ai ka qenë kryetari LSI për shumë vite. Ka qenë krenaria e Ilir Metës?! Ja vlen që të them se ai nuk është anëtar i PS dhe nuk është drejtues i asnjë organizate të PS. Po ça vlerë ka?? Edhe sikur të ishte? Ne kemi plot njerëz që kanë ardhur nga LSI apo nga PD. Është vrarë një njeri. Imagjinoni sikur të ishte vrarë sot dikush sot me armët e dala nga një furgon i PS i ardhur nga jashtë ,me njerëz të ardhur, të mbledhur një këtu dhe një atje, paramilitarë dhe të ishte Taulant Balla njeriu që të jepte një deklaratë para Kuvendit, do të ishte djeg Spitali Memorial i Fierit.

 

Shtuar 21.04.2021 09:04