Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj njoftoi fitoren e Partisë Socialiste edhe në zonën e Freskut, që i përket njësisë 12 në kryeqytet. Në krah të kandidates për deputete Ermonela Felaj në këtë zonë, Veliaj theksoi se PS ka thyer një rekord në këtë njësi.
“Te njësia 12 PS ka thyer rekord, duke fituar në zonën e Freskut 55% për PS. Kjo zonë është rritur duke u bërë njësh me kryeqytetin dhe, nga ky rezultat dua të falënderoj me zemër ata që na kanë dhënë besim e mbështetje”, tha Veliaj.
Ai tha se PS do t’u shërbejë edhe atyre që kanë menduar ndryshe dhe nuk kanë votuar PS-në.
“Sapo kemi mbarur rrjetin e ujësjellës-kanalizime, do vazhdojmë me infrastrukturën, shkollë e gjimnaz, por ajo që doja të theksoja është që ne do t’u shërbejnë edhe atyre që nuk na kanë votuar e mendojnë ndryshe nga ne”, theksoi ai.