Rezultatet e fundit në qarkun Dibër: PS udhëheq kundrejt opozitës (FOTO LAJM)

Në të gjithë Shqipërinë po vijon normalisht numërimi. Deri në orën 11:00 në qarkun Dibër janë numëruar 29585 vota.

PS kryeson me 1 mandat më shumë se PD, ndërsa LSI ende nuk ka siguruar asnjë mandat.

PS ka mbledhur reth 46.4% të votave duke siguruar deri më tani 3 mandate.

Ndërkohë, PD ka mbledhur 43.24% të votave e përkthyer në 2 mandate, ndërsa LSI ka mbledhur 7.55% të votave dhe ende nuk ka siguruar asnjë mandat. /albeu.com/

 


Shtuar 26.04.2021 11:12