Vdes një i burgosur 31-vjeçar në Spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar të shtunën se në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë një i burgosur.

Sipas njoftimit, viktima është 31-vjeçari me inicialet M.K.

I njëjti thuhet se është pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë me datë 14.04.2023 dhe se nuk ka qenë më parë i sëmurë.

“Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjedja dhe menjehere nën shoqerim të stafit duke e reanimuar është derguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas perpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes” thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.

/Albeu,com.


Shtuar 21.05.2023 07:55