Vdekje e tre familjarëve nga Kosova, nuk treguan se kishin konsumuar kërpudha

Zbardhen detaje të reja nga vdekja e tre turistëve kosovarë pas konsumimit të kërpudhave helmuese në Gjirin e Lalëzit.

Nga qendra shëndetsore Manëz, mësohet se më datë 5 maj rreth orës 11:30 turistët janë paraqitur në qendër me simptoma helmimi nga ushqimi dhe të vjella, por nuk u kanë treguar mjekëve për ngrënien e kërpudhave.

Dy mjekët e proceduar penalisht i kanë dhënë shërbim sipas protokollit dhe pasi pacientët janë përmirësuar kanë lënë ambientet e klinikës.

Mjekët kanë deklaruar se i kanë detoksifikuar dhe çdo gjë e kanë kryer ashtu siç duhet.

Mësohet se familja Haliti prej gati 1 jave ndodhej në Shqipëri dhe pas pusgimeve në banesën e tyre re Gjiri i Lalëzit kanë qenë dhe në Tiranë.

Shtuar 9.05.2021 11:05