LISTA/ Ndeshja me Juventusin, Milanit i rikthehet futbollistët kryesorë (FOTO LAJM)

AC Milan ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar në ndeshjen ndaj Juventusit.

 

Milani do të zhvillojë ndeshjen derbi të xhiros së 35-të ndaj Juventusit në “Allianz Stadium”.

Si ansjëherë më parë në këtë sezon, Stefano Pioli do të ketë në dispozicion pothuajse të gjithë skuadrën për këtë takim.

Samu Castillejo është i vetmi lojtar që mungon në radhët e “Rossonerëve”.

Mario Mandzukic është rikuperuar nga lëndimi dhe është i gatshëm të startojë kundër ish-skuadrës së tij, bashkë me të i gatshëm është edhe Zlatan Ibrahimovic.

Lajm i mirë është edhe rikthimi i Davide Calabrias i cili pati një lëndim në muajin janar.

Në mesfushë, Bennacer pritet të startojë duke ofruar siguri për mbrojtjen, mesfushori algjerian është rikthyer nga lëndmi gjithashtu.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Stefano Pioli për duelin me Juventusin.


Shtuar 9.05.2021 11:04