Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, babai i Xhuana Nikollit, vajzës 25-vjeçare e cila u vetëhelmua pas dhunës së ish-bashkëshortit të saj, Eraldo Fizi, ka deklaruar se nuk ishin në dijeni për dhunën që ushtrohej ndaj vajzës.
Ai thotë se “ia kanë lënë në dorë drejtësisë”.
Të lidhura
None found
Intervista
Evis Ahmeti: Kush ju lajmëroi?
Babai i Xhuana Nikollit: Ishte goca tjetër në Tiranë
Evis Ahmeti: Kishte kohë që jetonte në Tiranë Xhuana?
Babai i Xhuana Nikollit: Tre muaj
Evis Ahmeti: Kur kishit folur për herë të fundit?
Babai i Xhuana Nikollit: Me mamin e vet ka folur, në mëngjes i a jeni mirë dhe kaq.
Evis Ahmeti: Nuk ishit në dijeni që ajo dhunohej?
Babai i Xhuana Nikollit: Jo, nuk na ka thënë asgjë
