Vdekja e Ilvi Metës në paraburgimin e komisariatit të Kavajës, ka ngjallur pikëpyetje të mëdha nëse është vetëvarur siç është raportuar paraprakisht, apo është vrarë.
Babai i 31-vjeçarit, Agim Meta, beson këtë të dytën.
Ai thotë se djalin ia ka vrarë policia dhe se nuk është vetëvaurur me lidhësen e kapuçit siç pretendohet.
“Policia thotë se djali është vetëvrarë me lidhësen e kapuçit, në pamë kufomën dhe s’kishte asnjë shenjë në fyt. Djalin na e ka vrarë policia. Të dalin para drejtësisë, autorët. Djali nuk do ta kryente kurrë aktin e vetëvrasjes. Nuk kishte arsye. Dyshojmë se u ka ngelur në dorë policëve”, ka thënë ai./albeu.com