Vdekja e Elizabeth II, Mbretëria e Bashkuar 10 ditë në zi, detajet e ceremonisë mortore

Tashmë kanë nisur përgatitjet për funeralin e mbretëreshës Elizabeth II dhe Mbretëria e Bashkuar po hyn në një periudhë zie 10-ditore. Por ndërsa mbretëresha më jetëgjatë e Britanisë ka ndërruar jetë në Skoci , operacioni Unicorn pritet të nisë për të transportuar trupin në Londër.

“Operacioni Unicorn” është pjesë e “Operation London Bridge”, i cili përfshin planin që do të vijojë pas njoftimit të vdekjes së Elizabeth. Sipas “Operation Unicorn”, shërbimet përkujtimore për Mbretëreshën Elizabeth pritet të zhvillohen në Edinburg dhe trupi i saj do të transportohet me tren mbretëror, i cila do të udhëtojë me shpejtësi të ulët dhe nën masa drakoniane sigurie nga Skocia në Londër.

Por, përpara se të transportohet në Londër, arkivoli me trupin e Mbretëreshës do të vendoset fillimisht në një dhomë në Kështjellën Balmoral dhe më pas do të mbahet një vigjilje rreth arkivolit në Katedralen St Gilles në Edinburg. Atje, përveç anëtarëve të familjes mbretërore, do të lejohen të marrin pjesë edhe qytetarët për të bërë nderimet e tyre për mbretëreshën më jetëgjatë të Anglisë. Nga Balmoral në Edinburg, arkivoli do të udhëtojë me trenin mbretëror, duke bërë një udhëtim prej pesë orësh. Parlamenti skocez do të pezullojë përkohësisht punën si shenjë zie për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth. Nga Edinburgu arkivoli do të transportohet sërish me tren mbretëror këtë herë në Londër, Buckingham Palace.

Megjithatë, ekziston edhe një plan alternativ i koduar “Operation Overstudy”, sipas të cilit trupi i mbretëreshës do të transportohet nga Skocia në Londër me një avion të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF). Me çfarëdo plani që arkivoli të transportohet në kryeqytetin britanik, ai do të mirëpritet nga një komitet i përbërë nga kryeministri i vendit dhe anëtarët e kabinetit. Arkivoli me trupin e mbretëreshës do të qëndrojë për 8 ditë në Buckingham Palace dhe më pas do të dërgohet për funeralin në Westminster Abbey. Kaos trafiku pritet në kryeqytetin britanik pasi turma pritet të udhëtojë drejt Londrës nga pjesë të tjera të vendit ose jashtë vendit për t’i bërë nderimet e tyre mbretëreshës.

“Operation Spring Tide”, Charles ngjitet në fron një ditë pas vdekjes së Elizabeth

Në Skoci tashmë janë katër fëmijët e mbretëreshës, të cilët vrapuan për të qenë pranë saj, kur të enjten në mëngjes mjekët e saj theksuan se monarku duhet të vendoset nën mbikëqyrjen mjekësore. Ndërsa përgatitjet për funeralin e Elizabeth kanë filluar me Lordin Marshall në krye të rregullimeve dhe të mbështetur nga punonjësit e pallatit dhe qeverisë, procesi i trashëgimisë fillon gjithashtu me Charles tani mbret, por rimëkëmbja e tij zyrtare në fron do të shpallet nesër.

Princi 73-vjeçar Charles do të kurorëzohet zyrtarisht mbret nesër, të premten, pasi protokolli kërkon që një monark i ri të emërohet një ditë pas vdekjes së të mëparshmit. Kjo do të bëhet në mbledhjen e “këshillit të trashëgimisë së fronit”, që pritet të mblidhet në Pallatin St James, Londër. Emri i koduar për rivendosjen e Charles në fron është “Operation Spring Tide”. Gruaja e tij, Camilla, Dukesha e Cornwall-it, do t’i jepet titulli i Mbretëreshës bashkëshortore, pasi titulli i Mbretëreshës është vetëm për gjakblutë e lindur natyralë, sipas protokollit.

Pas vdekjes së Elizabeth, rendi i pasardhësve në fronin e Albionit të Vjetër ndryshoi gjithashtu. Me mbretin Charles 73-vjeçar, djali i tij i madh, Princi William 39-vjeçar, bëhet trashëgimtar i fronit, ndërsa djali i tij 8-vjeçar, Princi George është i dyti në radhë, Princesha 6-vjeçare Charlotte është e treta dhe 4-vjeçari Princi Louis është i katërti në radhë. Princi Harry nga i gjashti në radhën e fronit ngjitet në vendin e pestë ndërsa vendin e gjashtë dhe të shtatë e zënë dy fëmijët e tij, Archie, 3, dhe Lilibet, përkatësisht 15 muajsh./albeu.com


Shtuar 8.09.2022 22:07