Sot dhe nesër ushtria do të kryejë eksperiment për të gjetur shkakun e vdekjes së rusëve në hotelin në Qerret të Kavajës.
Eksperimenti do të zhvillohet në ambientet e pishinës ku ekspertët e laboratorit ushtarak do të përcaktojnë nëse ka pasur elementë të jashtëm biologjikë apo armë kimike që mund të kenë shkaktuar edhe vdekjen.
Shkak i vdekjes së turistëve është bërë asfiksia, por ende nuk saktësisht dihet se kush mund ta ketë shkaktuar.
Një nga pistat kryesore të hetimet mbetet asfiksia nga klori, por ende nuk është përcaktuar me saktësi dhe në mënyrë shkencore ky rezultat.
Një tjetër dyshim i hetuesve mbete edhe mosfunksionimi i ventilimit të ambientit të pishinës, duke sjellë më pas asfiksinë e katër rusëve.
Nga ana tjetër Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për vrasje në rrethana cilësuese ndërsa hetime po zhvillohen edhe në shtetin rus ku është kryer autopsia pas mbërritjes atje të trupave të viktimave. Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese, teksa ka administruar disa dëshmi dhe prova materiale./albeu.com