Vdekja e 31-vjeçarit në komisariatin e Kavajës, arrestohen 3 policë

Në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua ditën e djeshme në komisariatin e policisë së Kavajës, ku vdiq 31-vjeçari që ndodhej në paraburgim, Ilvi Meta, janë arrestuar 3 punonjës policie.

Te arrestuarit janë Rushit Kola dhe Bexhet Berbreri, me detyrë policë dhe Petrit Brahimaj me detyrë oficer roje. Ky I fundit është nën komisar, dy policët janë inspektorë.

Dyshohet se i riu ka varuar veten me lidhëset e këpucëve, ndërsa  Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë./albeu.com

 

 

 

 


Shtuar 5.05.2022 08:06