“Vazhdoni të sulmoni”, trajneri bën xhiron e rrjetit me gjetjen e veçantë për të komunikuar (VIDEO)

Kthimi i tifozëve me zor është pritur nga të gjithë aktorët e botës së futbollit. Por trajnerët dhe lojtarët kanë harruar problemin që vjen së bashku me spektatorët në tribuna: komunikimi.

Në një stadium të zbrazët trajneri e ka të lehtë të përcjellë udhëzimet e tij për futbollistët, të cilën atmosfera dhe brohorimat e tifozëve e vështirësojnë së tepërmi.

Kjo ka bërë që në Danimarkë kreu i pankinës së Brondbi të vijë me një gjetje interesante, duke bërë kështu edhe xhiron e rrjetit me veprimin e tij. Duke e pasur të pamundur të komunikojë me skuadrën, Frederiksen merr një tabelë dhe shkruan në të: “Vazhdoni të sulmoni” për t’ua treguar më pas lojtarëve të tij.

Zgjidhja e trajnerit ka rezultuar e duhura, teksa mesazhi është marrë me sukses nga ekipi. Brondbi vijon të sulmojë kundërshtarin, çka sjell edhe golin e tretë për ta. Një gol ky që vendos qetësinë për lojtarët në fushë dhe vulos fatin përfundimtar të 3-1 ndaj Midtjylland.


Shtuar 10.05.2021 23:39