Wanda dhe Icardi janë ndarë sërish.
Këto janë disa nga të dhënat që japin disa nga mediat e huaja lidhur me çiftin në fjalë.
Si fillim u duk sikur gjërat mes tyre u normalizuan, por duket se teatri mes dyshes së famshme nuk paska fund.
Ata duket se do të shkojnë drejt një divorci përfundimtar e kjo po gjen konfirmime në të gjitha mediat.
Kjo për faktin, se ëanda ka zbuluar se Icardi dhe aktorja Eugenia Suarez nuk kanë kontaktuar vetëm përmes rrjeteve sociale, por edhe janë takuar fizikisht.
Për këtë fakt, që ëanda nuk ka qenë e njohur më herët, ka marrë vendimin final që do të thotë ndarje. Nga kjo, më së shumti e pëson Icardi, i cili duhet të paguajë diku te 70 mln euro, shifër vërtetë e lartë. Pasuria e çiftit ka në përbërje dhe 5 shtëpi e 7 makina, të ndarë mes Italisë dhe Argjentinës.
Në “vorbullën” e këtyre zërave, Wanda Nara ka publikuar në rrjete sociale një foto të ish të shoqit, Maxi Lopez, me të cilin ka dhe tre fëmijë. Ajo ka publikuar foton ku shihet sulmuesi me fëmijët, e bashkë me të ndodhet dhe partnerja aktuale.
Ndërkohë Ikardi ka mbyllur Instagramin pas skandalit të tradhëtisë dhe ende nuk ka një deklaratë lidhur me këtë çështje./albeu.com/