Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është paraqitur ditën e djeshme në SPAK dhe mësohet se ka dëshmuar për më shumë se tre orë, ndërsa nuk dihet ende për çfarë.
Marrja e Dakos në pyetje vjen një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili akuzohet për abuzim me tenderat dhe korrupsion.
Gjithashtu, sot është thirrur në SPAK edhe kreu i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi./albeu.com