Valixhja alarmoi policinë e Tiranës dhe forcat RENEA, çfarë u gjet pas shpërthimit të xhenierëve

Ka rezultuar në alarm të rremë, alarmi për bombë këtë pasdite në Tiranë, ku një valixhe e braktisur në anë të një dyqani ka ngritur dyshime për eksploziv.

Burime mediatike bëjnë me dije se pas konstatimit dhe neutralizimit është vënë re se brenda valixhes ndodheshin rroba.

Policia bën me dije se në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 26.07.2021 21:51