Valiev fitoi medaljen e bronztë për Shqipërinë, Berisha: Ka nderuar vendin tonë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar, pasi mundësi që përfaqësoi Shqipërinë Chermen Valiev në Paris 2024 fitoi medaljen e bronztë për vendin tonë.

Berisha shprehet se mundësi Valiev e meritoi medaljen dhe se arriti të nderojë Shqipërinë.

“Chermen Valiev, mundësia e ekipit tonë kombëtar, ka shkëlqyer në Olimpik në Paris, duke fituar medalje Olimpike.

Ky sportist i jashtëzakonshëm ka nderuar Shqipërinë duke bërë histori, me një rezultat 6-2 përkundrejt mundësit tjetër të Taxhikistanit.

Urimet më të mira dhe mirënjohje për Valiev për medaljen e bronxit që meritoi”, shkruan Berisha.


Shtuar 10.08.2024 22:27