Vaksinim i detyruar për të rinjtë? Përgjigjet Rakacolli

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, nga mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka thënë se nuk do të ketë vaksinim të detyruar për të rinjtë, pavarësisht mbërritjes së variantit “Delta” në Shqipëri.

“Sensibilizimi i qytetarëve nuk është punë vetëm e Ministrisë, por e gjithë shoqërisë. Të rinjtë e kanë kulturën e vaksinimit dhe jam i bindur që nuk do shtrohet për të rinjtë vaksinimi i detyruar se jam e bindur se do e bëjnë sepse duhet ta bëjnë”, tha Rakacolli./albeu.com