Vajza e humbur që në 2019 gjendet e gjallë në një dhomë sekrete

Një vajzë e  vogël, e cila u zhduk në vitin 2019 është gjetur e gjallë në një dhomë sekrete nën një shkallë, thotë policia e Nju Jorkut.

Paislee Shultis, tani gjashtë vjeç, u gjet në një shtëpi në qytetin e Saugerties pas një kontrolli të hënën.

Ajo tani është ribashkuar me kujdestarin e saj ligjor dhe motrën më të madhe, thotë policia.

Prindërit e saj jo-kujdestarë janë akuzuar për ndërhyrje në kujdestari dhe rrezikim të mirëqenies së një fëmije. Paislee u ekzaminua nga mjekët dhe raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore./albeu.com


Shtuar 16.02.2022 15:37