Në pistë gati për t’u nisur, përplasen dy aviona në New York

Një avion JetBlue me destinacion Porto Rikon u përplas me një aeroplan të zbrazët në aeroportin e Nju Jorkut rreth orës 07:00 të mëngesit të sotëm.

Incidenti po hetohet nga shumë agjenci federale.

AirBus A320 goditi një tjetër JetBlue AirBus A320 të parkuar.

Pas incidentit, avioni u kthye në portë dhe pasagjerët u detyruan të zbrisnin. Nuk raportohet për të lënduar. Të dy avionët  janë jashtë shërbimit, tha linja ajrore./Albeu.com/


Shtuar 18.01.2023 18:26