“Vajza do më kishte v*ekur”, trondit nëna e minorenes: Vinte gjoja për kafe dhe më abuzonte vajzën

“Unë jam të vdes fare. Unë nuk e dua jetën time fare”. Kështu thotë me lot në sy nëna e 16-vjeçares së abuzuar seksualisht në Gjirokastër nga një i afërm i familjes. Ajo ka rrëfyer detaje për ngjarjen tronditëse, teksa thotë se vajza e saj abuzohej prej katër vitesh që prej moshës 12-vjeçare.

Nëna shprehet se Kabuli Hunda, vinte shpesh në shtëpinë e tyre për kafe, por se nuk kishin kuptuar asgjë.

Lidhur me gjendjen e 16-vjeçares, ajo thotë se tani është mirë, por se ishte në prag të vdekjes.

Një tjetër frikë e saj, bashkëshortit dhe vajzës është ajo e një opinioni të keq nga njerëzit, gjë që me sa duket ka ndikuar dhe në faktin që vajza të mos tregonte më parë për abuzimin e tmerrshëm.

“Më tha vajza që ka që 12 vjeçe e deri sot që ai kryen marrëdhënie me vajzën”, thotë nëna e minorenes.

Po ju nuk kishit kuptuar gjë?

Fare.

Kush ua tregoi?

Vetë vajza

Çfarë tha vajza?

Vajza tha që kështu-kështu ma bëri. Për herë të parë e kishte dhunuar te shtëpia e tij.

Çfarë e ke këtë burrin?

Xhaxhain e burrit, i ka vdekur gruaja dhe jetonte vetëm. Nuk e di se si e kishte bindur për herë të parë vajzën se ajo ishte e vogël, edhe unë dridhem tani. Vajza më tha vetëm dje, nuk më shkonte mendja se e kisha xhaxhanë e burrit dhe thashë se na përkrahte.

A shkonte vajza shpesh te xhaxhai i burrit?

Ka ardhur ai, vinte ai për kafe dhe ne nuk e kuptuam fare. Vajza tregoi e tha që ai ka që 12 vjeçe e deri sot. Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën.

Si është gjendja e vajzës?

Shyqyr Zotit tani është shumë mirë. Vajza do më kishte vdekur, është e katërta ditë sot që vetëm qan.

Kush e bëri denoncimin në polici?

E bëri kunati.

Ju si ndiheni?

Unë jam të më zërë kjo poshtë, të vdes fare. Unë nuk e dua jetën time fare.

Keni fëmijë të tjerë?

Kam dhe tre fëmijë. Djalin e dy vajza.

A e kanë marrë vesh ata lajmin?

Jo, jo.

Po bashkëshorti?

U bë shumë keq, por s’donim të dilnim në televizor. Kemi shumë frikë trembemi se do marrim një opinion shumë të keq.


Shtuar 4.11.2021 15:40