Vaj hashashi dhe “çokollata”: Merr fund grupi i shpërndarësve në Shkodër

Policia e Shkodrës ka goditur një grup prej 4 personash të cilët posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike.

Në përfundim të operacionit ”Rrjeta”, janë arrestuar H.U., 30 vjeç, banues në Shkodër, M. U. 26 vjeç, A. U., 36 vjeç dhe M. U., 72 vjeç të tre banues ne fshatin Mes, Shkodër.

Gjithashtu janë sekuestruar: 14 litra vaj hashashi; 65.6 gramë lëndë narkotike në formë çokollate; një armë gjahu, një sasi fishekësh, një sasi parash, 6 aparate celulare dhe 1 automjet.

Njoftimi: 

Shkodër

Goditet një grup kriminal që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeta”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Vihen në pranga 4 pjesëtarë të grupit kriminal.

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme vaji hashashi, kanabis i përpunuar në formë çokollate, armë gjahu, një sasi parash e sende të tjera.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët e Seksionit për  Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së  Shkallës së Parë Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bazuar në informacionet e grumbulluara gjatë periudhës hetimore dymujore, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Rrjeta”.

Në kuadër të tij u godit një grup kriminal që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

H.U., 30 vjeç, banues në Shkodër, M. U. 26 vjeç, A. U., 36 vjeç dhe M. U., 72 vjeç të tre banues ne fshatin Mes, Shkodër.

Këta shtetas janë kapur gjatë operacionit, në Postribë, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Gjatë operacionit forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

14 litra vaj hashashi;

65.6 gramë lëndë narkotike në formë çokollate;

Një armë gjahu, një sasi fishekësh, një sasi parash, 6 aparate celulare dhe 1 automjet.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

 

Shtuar 28.03.2021 10:03