Nis sot vaksnimi masiv, mënyra se si regjistrohen personat e moshës mbi 70 vjeç

Ka nisur procesi i vaksnimit masiv anti Covid në sheshin “Skënderbej”. Ashtu sikundër u bë me dije,  janë ngritur 2 çadra të mëdha  ku do mundësojnë që procesi i vaksinimit të kapë shifrat ditore nga 10-15 mijë persona në ditë.

Paraditen e sotme qindra të moshuar prisnin në radhë për të kryer vaksinën dhe për të t’u regjistruar.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë publike skemën se si mund të regjistrohen personat mbi 70 vjeç për të kryer vaksinën anti Covid.

Dy janë mënyrat e këtij regjistrimi, e para me anë të portalit e-albania dhe e dyta me anë të mjekut të familjes. Pikërisht mjeku i familjes do t’ju informojë për datën dhe orën e vaksinimit. Ndërkohë që vaksnimi masiv do të nisë në të gjithë Shqipërinë.


Shtuar 28.03.2021 10:03