Uzuni shënon golin e parë në Spanjë dhe nxjerr nga zona e rrezikut Granadan (VIDEO)

Myrto Uzuni ka gjetur rrugën e rrjetës në suksesin e skuadrës së Granadës në ndeshjen e kësaj jave në La Liga përball Majorkës së Muriqit.

Sulmuesi shqiptar gjeti golin pak minuta pas aktivizimit si zëvendësues kur në minutën e 78-të të takimit arriti të dërgonte me sukses topin në rrjetë për të realizuar kështu golin e 5-të të sfidës.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-6 në favor të Granadës.

Skuadra e Uzunit me këtë sukses ngjitet në vendin e 16-të në renditje, dy pikë nga zona e ftohtë.

Majorka 2-6 Granada

Sevilla 28’, Railo 58’, Suarez 6’, Eskudero 46’, Puertas 55’, Molina 69’, 90’, Uzuni 78’


Shtuar 7.05.2022 16:17