“Kujt i thua malok?!”, zbulohet shkaku pse 37-vjeçari goditi për vdekje me thikë Ilir Kapon

Detaje të reja nga vrasja e sotme në Tiranë. Burime bëjnë me dije se konflikti mes viktimës dhe autorit të ngjarjes ka nisur pasi viktima e ka sharë me termin “malok” dhe Olgert Dhimitri është ndjerë i ofenduar dhe ka nisur menjëherë debatin, i cili përfundoi me vrasje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë dhe sipas informacioneve, Kapo dhe Dhimitri po konsumonin alkool në një lokal pranë vendit të ngjarjes. Fillimisht ka nisur një konflikt verbal mes tyre dhe më pas kanë dalë jashtë, ku edhe autori e ka goditur për vdekje me thikë viktimën.

Mësohet se autori përveç alkoolit, kishte konsumuar edhe lëndë narkotike.

“Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e  policisë./albeu.com