Një 50 vjeçar është vënë në pranga për dhunë në familje dhe kanabis në Krujë.
Shtetasi B.A. banues në Halil, gjatë kontrollit që policia i ka ushtruar në banesë i është gjetur 2.4 kilogram lëndë narkotike kanabis.
Operacioni u zhvillua në bazë të një informacioni se ky shtetas ushtronte dhunë në familje.
Njoftim policie
Operacioni u zhvillua nga Policia e Krujës, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.
Arrestohet në flagrancë 50-vjeçari. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2.4 kg lëndë narkotike kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-B. A., 50 vjeç, banues në Halil, Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dhuna në familje”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 50-vjeçarit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./albeu.com