KFOR-i po vazhdon të monitorojë situatën në veri të Kosovës, e cila prej disa ditësh është e tensionuar.
Prej gati 5 ditësh, serbët lokalë kanë vendosur barrikada duke bllokuar rrugët dhe po vazhdojnë të rezistojnë përtej thirrjeve të ndërkombëtarëve.
Të mërkurën, disa pjesëtar të kontingjentit britatik të KFOR-it u afruan afër një barrikade, ndërsa aty ishin mbledhur disa serbë.
Ata i pyetën serbët nëse gjithçka është në rregull dhe kush i drejton barrikadat, raporton mediumi serb, “Kosovo Online”.
Një nga serbët, i cili fliste anglisht, iu përgjigj duke thënë se për këtë ata duhej të flisnin me përfaqësuesit politikë të këtij komuniteti.
Ushtarët britanikë i pyetën serbët nëse ishin të lumtur, dhe ata u përgjigjën pozitivisht. Për këtë, ushtarët e KFOR-it thanë se edhe ata janë të lumtur nëse serbët janë të lumtur.