Anëtari i kryesisë së PD-së i bindur: Do i kërkoj sot dorëheqjen Lulzim Bashës

Pas humbjes së zgjedhjeve, shumë anëtarë të PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka dhënë një prononcim për mediat pak para mbledhjes së Kryesisë, ku bëri me dije se do të kërkojë dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

“Jam sot për ti kërkuar edhe njëherë dorëheqjen Lulzim Bashës sepse nuk është më zgjidhje për PD-në, është sot problemi për PD-në. Sot mbyllet një periudhë zhgënjyese dhe po sot hapet një projekt shprese. Nuk tërhiqem nga asnjë proces politik.

Jam këtu për ti shërbyer PD-së”, tha ai.

 

 


Shtuar 16.05.2021 17:07