Uroi Sportingun për titullin kampion, tifozët “lumë” komentesh: Kthehu CR7 (FOTO LAJM)

Sporting Lisbon është kampion i Portugalisë për herë të 19-të në histori.

Titulli mungonte që nga viti 2002 dhe në gjithë këtë periudhë trofeu u bë pronë e dy klubeve si Porto dhe Benfica.

Ky sukses kaq i rëndësishëm është festuar edhe nga Cristiano Ronaldo, i lidhur ngushtë me klubin ku qëndroi nga viti 1997 deri në 2003 dhe bëri kapërcimin në kualitet te Manchester United.

Ronaldo në rrjetin e tij social Instagram ka uruar skuadrën e Sporting Lisbon: “Komplimente kampion”. Një mesazh që bëri tifozët me krahë të cilët filluan të komentonin për një rikthim te skuadra bardhjeshile.

Në Lisbonë, tifozët u mblodhën jashtë stadiumit mes koresh dhe flamujsh, me qindra makina që për të festuar triumfin. Më pas, ata u takuan në Marques do Pombal, sheshi kryesor i kryeqytetit, për të pritur paradën e skuadrës në një autobus të hapur.


Shtuar 12.05.2021 19:17