Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja urdhëron vendosjen në rregjimin e posaçëm për një afat 1 vjeçar shtetasit: Viktor Ymeri alias Viktor Bajraktari, dhe vëllezërve Klement Çala dhe Eldi Çala të cilët akuzohen si autorë të grabitjes së 10 milion eurove në Rinas, së bashku me Talo Çelën në 9 prill 2019.
Ndërsa Viktor Ymeri, ish-anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë, u dënua me 25 vite burg për dy vrasje të kryera në vitin 1999. Ai u lirua ditët e fundit të dhjetorit 2019 me lirim para kohe me kusht.
Vendimi i Ministrit të Drejtësisë vjen pas një bashkëpunimi dhe bashkëveprimi të ngushtë me agjensitë e zbatimit të ligjit SPAK, DBP, Policia e Shtetit, SHISH, SHKB. /albeu.com/