Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, për shkak të protestave masive kundër tij, konfirmohet akti i parë i largimeve.
Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho, teksa dilte nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pranoi se kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Të lidhura
None found
“Kam dhënë dorëheqje nga detyra. Në SPAK isha për histori të vjetra”, tha ai. Sakaq, priten largime masive nga drejtuesit e institucioneve.
Kujtojmë se nesër është thirrur një protestë kombëtare në orën 10:00, ku është ftuar dhe diaspora. Rinia shqiptare proteston prej 11 ditësh kundër qeverisë Rama, ndërsa kërkon dorëheqjen e kryeministrit, si një kërkesë e panegociueshme.





