Uragani Idalia drejt Floridës, autoritetet japin urdhra evakuimi

Uragani Idalia po lëviz drejt bregut të Floridës, ku zyrtarët kanë dhënë urdhra evakuimi dhe u kanë kërkuar banorëve të përgatiten për stuhinë, e cila është forcuar që nga mëngjesi i sotëm.

Uragani është i kategorisë së tretë dhe pritet të arrijë nivelin e katërt para se të arrijë në Florida në mëngjes, njoftoi Qendra Amerikane e Uraganeve (NHC), raporton Agence France-Presse.

Idalia u shoqërua me erëra me shpejtësi rreth 160 kilometra në orë deri mbrëmë, por priten erëra më të forta kur uragani të godasë bregdetin, sipas NHC me bazë në Miami.


Shtuar 30.08.2023 10:14